Linda Halimi me një  dedikim special për reperin Big DLinda Halimi ka kthyer edhe njëherë vëmendjen e publikut duke u bërë ditëve të fundit lajmi kryesor i mediave.Pas performances fantastike ku u kualifikua në “American Idol”, këngëtarja shqiptare mori përkrahjen e të gjithë shqiptarëve që kohë më parë e kishin kritikuar, transmeton Telegrafi.

Suksesin e arritur së fundmi në Amerikë ajo ia ka dedikuar reperit Big D, i cili është bashkëshorti i saj.
Në fakt kjo është hera e parë që Linda pranon publikusht marrëdhënien me amerikanin. Pas ndarjes me të ajo kishte mohuar se kishin qenë të lidhur ndonjëherë.

Përmes një postimi Linda i ka shprehur ndjenjat që ndjen ndaj Dave duke treguar se historia me të nuk ka qenë e lehtë për të arritur deri këtu ku çdo ditë krah tij për të është si një muaj mjalti.

‘’Zemër, faleminderit që je gjithçka që një femër mund të kërkojë tek një mashkull. Mënyra sesi kujdesesh për mua, është e pabesueshme. I kërkova Zotit të më bekojë me dashuri të pakushtëzuar dhe dhembshuri, e ai të solli ty tek unë. Ti ishe aty kur askush tjetër nuk ishte. Na është dashur të luftojmë, po; së bashku nuk mund të ishim të sigurtë, por thellë në zemrën time, unë nuk jam shqetësuar asnjëherë, sepse e kam ditur se kur Zoti i bën bashkë 2 njerëz, nuk ka njeri që mund t’i largojë apo t’i ndajë ata.

Në momentet më të errëta, dhe më të bukura të jetës sime. Sa herë kam qarë, jam lëshuar në gjoksin tënd. Kur kam qeshur, kam qeshur tek gjoksi yt; gjoksi yt është foleja ime. Nuk do të të ndërroja me asgjë, edhe sikur të më falnin botën, e jam krenare të të quaj bashkëshortin tim.

Linda Halimi me një  dedikim special për reperin Big D

Arritja më e madhe në jetën time, ka qenë dashuria jote. Ti më përmbush në çdo mënyrë të mundshme. Të dua, sepse
Zoti të do, të dua sepse unë e dua Zotin! Jam gruaja më e ne jemi lumturisht të martuar, dhe çdo ditë të jetës ndihem si në një muaj mjalti.
Të dua, Dave’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here