Këngëtarja kosovare, Linda Halimi, e cila ka paralajmëruar se do të zhvendoset në maj drejt Amerikës me të fejuarin e saj Davon Edwards i njohur si Big D, besohet se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Së pari fitoi festivalin më të madh të muzikës moderne shqiptare, Top Fest dhe më pas mori pjesë dhe në memorialin e legjendës kroate Theresa Kesovija, e me këtë Linda sipas burimeve të Telegrafit nuk mjaftohet.

Linda së fundmi është shprehur në Facebook në një prej statuseve të saj duke shkruar: “Grammys 2013” e që në njërën apo tjetrën mënyrë është aludim se me të vërtetë Linda do të synojë të depërtojë në skenën e muzikës ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here