Nëse do t’ju pyesnim në formë quizi se çfarë pune bën, në ç’fushë e bën, apo edhe kush është vajza në foto, patjetër që përgjigjet do të ishin nga më të ndryshmet dhe sigurisht do të kishte edhe nga ata që do të jepnin përgjigjen e saktë (fansat e shumtë që ajo ka).

Këto janë fotot më të fundit nga metamorfoza e gjatë e transformimit të këngëtares kosovare Linda Halimi, e cila duket më në formë se kurrë, madje aq në formë sa këto forma dëshiron t’i ndajë me të gjithë.

Këtë herë, ajo ka hedhur tej imazhin e vajzës së ëmbël dhe të brishtë dhe shfaqet mjaft seksi, me një stil në fakt që na duket mjaft i parë.

As më shumë e as më pak po me një tjetër këngëtare siç është Adelina Ismajli. Mos do të thotë kjo se Linda po devijon nga rruga e saj, për të gjetur një të ngjashme me atë të yjeve të muzikës së vendit të saj?! Klipi i saj “I just wanna” ishte shenja e parë e një ndryshimi të karrierës së këngëtares që për herë të parë në sytë e gjithë shqiptarëve u fokusua si një vajzë 15- vjeçare, e mbipeshë dhe me një zë të fuqishëm.

Aso kohe, ajo fitoi vendin e parë në “Top Fest”, ndërsa mori simpatinë e të gjithëve. Por, tashmë, Linda e asaj kohe ka mbetur vetëm në memorie. Ajo e sotmja është provokuese, e guximshme aq sa e ka humbur deri diku simpatinë e dikurshme për të fituar një tjetër audiencë, atë të vajzës seksi!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here