Këngëtarja Linda Halimi, e cila këtë viti pritet të nisë karrierë muzikore në Amerikë, për adhuruesit e saj ajo do të performojë një këngë lamtumirëse në ‘Videofest’.

Linda ka pohuar se këtë këngë ajo do t’ia dedikoj adhuruesve të saj, pasi që e ndien që e ka me borxh.

“Para se të vazhdojë karrierën në Amerikë, do të bëjë një performance ‘live’ lamtumirëse. Do të jetë performanca ku unë do të lë gjithë shpirtin në të. Diçka që se kam bërë më herët nëpër performancat e mija ‘live’”.

“E kam ndier si borxh ndaj adhuruesve të mi, të këndoj edhe një herë me gjithë forcën për ta , dhe jam shumë e lumtur që do të jetë pikërisht Videofest, eventi ku unë do të them atë çfarë kam dashur gjithmonë ta them përmes këngës”, ka thënë Linda për Telegrafi.com.

Përveç kësaj Linda ka shtuar se së shpejti do të vijë me ekskluzivitete të tjera në muzikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here