Linda kalon edhe fazën e tretë të “American Idol” “Ndjehem e privilegjuar të jem në mesin e 120-të më të mirëve, nga mijëra konkurrentë nga Amerika. Java e Hollivudit është më e vështira që kam kaluar në jetën time artistike” thotë mes tjerash Linda.

Fati është në anën e saj, por edhe talenti që duket se po çmohet nga juria e këtij spektakli të madh. Këngëtarja kosovare Linda Halimi ka njoftuar se mbrëmë ka kaluar edhe fazën e tretë të garës së saj në American Idol – Raundi i Grupeve.

“Ndjehem e privilegjuar të jem në mesin e 120-të më të mirëve, nga mijëra konkurrentë nga Amerika. Java e Hollivudit është më e vështira që kam kaluar në jetën time artistike” transmeton KultPlus deklaratën e Lindës.

Ajo po bëhet gati për fazën e katërt, çdoherë e më afër finales së madhe.

“Niveli i presionit është brutal, andaj gati sa nuk vdesim kur na thërrasim emrat që kemi kaluar fazat. Ndonjëherë as nuk gëzohemi prej lodhjes. Nuk di si ta përshkruaj një ndjenjë të tillë. Faleminderit” ka shkruar në rrjetin social Facebook vetë Linda.

Ajo po ecën me hapa të shpejtë drejt fitores në këtë spektakël. Udhëtimi i Linditës ka nisur me audicionin e famshëm, i cili është ndër më të shikuarit në kanalin Youtube nga American Idol.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here