Linda Halimi, e cila së shpejti pritet të lërë karrierën e saj muzikore në Kosovë dhe ta vazhdojë atë në Amerikë, do të organizojë një lloj gare për fansat e saj në shenjë falënderimi për mbështetjen që i kanë dhënë deri tash.

E gjitha çfarë fansat e saj duhet të bëjnë, është të dërgojnë në adresë të saj një incizim ku ata këndojnë, ndonjë foto apo ndonjë mbishkrim për këngëtaren.

Fituesi i cili do të jetë më kreativi do të shpërblehet me një darkë në vlerën 150 eurove, një Ipod, me CD me këngë të Lindës, dhe me fotografi të saj.

Fansat e këngëtares duhet që videon, fotografinë apo mbishkrimin, ta postojnë në Fan Page të këngëtares në Facebook

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here