Linda Halimi, këngëtarja kosovare e cila do të thyejë barrierat më 28 maj në festivalin e 50-vjetorit të karrierës së divës kroate Tereza Kesovija, tashmë është e gatshme që të lë gjurmë duke kënduar në gjuhën shqipe.

Në një intervistë për Koha Ditore ajo ka bërë të ditur se të enjten do të fluturojë për në Zagreb, e shoqëruar nga kompozitori Florent Boshnjaku, ripërpunuesi i këngës “Kur një ditë të kthehesh ti”, e të cilën do ta këndojë Linda në festivalin që mbahet në Dubrovnik.

Ajo shtoi më tej se për fustanin që do ta bartë në këtë festival është përkujdesur dizajneri i njohur Valdrin Sahiti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here