Linda Halimi dikur e ndante burrin me Fjolla MorinënEmri i tij është Davon Edwards, por njihet në tregun e muzikës si reperi Big D, një nofkë që e bëri të njohur gjatë qëndrimit të tij në Kosovë para disa vitesh.

Ishte kjo periudha që e përfshiu në muzikën shqiptare amerikanin, i cili tashmë jeton martesë të lumtur në Florida, me kosovaren Linda Halimi. Ata tani me vullnetin e tyre kanë sfiduar kilogramët e tepërta, me të cilat identifikoheshin pesë vite më parë, kur dhe u njohën në Prishtinë.

Me jetën e re si burrë e grua janë kthyer në model inspirimi dhe motivimi për të tjerët, duke dhënë këshilla personale se si të mbash trup në formë pasi ke humbur shumë kilogramë.

Po si kanë qenë fillimet e çiftit shqiptaro-amerikan para se të krijonin lidhjen e konsoliduar që u finalizua me martesë. Revista “Story” ka mundur të sigurojë disa foto para disa viteve, kur Big D ishte i privilegjuari mes dy femrave, Linda Halimit dhe Fjolla Morinës. Muzikë, alcool dhe kërcime treshe janë fotot e shfrenimit të tyre në club-et e natës, duke e gdhirë së bashku deri në agim. Mësohet se Big D, ka qenë ndër të preferuarit e artisteve femra të Kosovës në ato vite, pasi përveçse shfaqej shumë maço dhe hokatar në fotot në fjalë, ai pozonte edhe me Genta Ismajlin e Nora Istrefin, pasi me Norën ka pasur dhe një bashkëpunim në muzikë.

Duket se Linda ka qenë ajo më shkathëta nga vajzat, e cila edhe pse kishte një lidhje të gjatë në atë kohë vendosi të niste histori të re dashurie me djalin me ngjyrë, i cili i bëri të mundur plotësimin e ëndrrës amerikane, që shumë artiste të treja e dëshirojnë. Tani ata postojnë herë pas here foto çift, ku ai më i dashuruari është pikërisht Big D, i cili bën edhe poetin here pas here ndërsa shprehet në gjuhën e tij për Lindën: “I’m so feeling her lost in her soul”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here