Linda Halimi, tashmë ka realizuar videoklipin e këngës “I just wanna”, që është i stilit ”Dirty urban”, me meshkuj dhe supermodele nga shtetet fqinje.

Këngëtarja ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook, se ky videoklip do të ipet premierë me daten 7 shtator, në një nga klubet e natës në Prishtinë.

Linda ka ftuar fansat e saj në këtë festë promovuese, ndërsa i ka rikujtuar se me vehte duhet të kenë kartat e identitetit, pasi klipi lejohet për publikun mbi 18 vjeçar.
“Merrni ID me vete, edhe jeni krejt të mirëseardhur për të kaluar një natë bashkë, që ka për të ju mbetur në kujtesë gjithë jetën tuaj, ” thuhet në lajmërimin e Lindës.

Ajo ka premtuar një “promovim gjigand dhe koncert të madh 100% live”, për videoklipin, në të cilin sipas vetë këngëtares ka edhe modele serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here