“Atlanta, New York, Miami, më prisni. Do vij fuqishëm kësaj here!

Kjo është një ndër shprehjet e këngëtares Linda Halimi, e cila në fakt, duke qenë se ka punuar për një kohë relativisht të gjatë në një prej bazave të KFOR-it në Kosovë, preferon të shprehet më së shumti në anglisht.

Këngëtarja e talentuar, e cila ka menaxher reperin Big D., me të cilin thuhet se është përfshirë në një lidhje romantike, ka qenë edhe pak muaj më parë në SHBA, ku siç ka thënë, ka takuar edhe princeshën e muzikës pop, Britney Spears.

“Kam qenë 1 muaj në Atlanta, ishte qyteti i zërave më të bukur të botës, divat më të mëdha e kanë prejardhjen nga ky shtet amerikan”, – ka thënë Linda. Madje kur disa media nuk e besuan se kishte takuar Britney-n, ajo tha: “Prisni dhe do të keni surpriza!” A mos vallë Linda e ka fjalën për ndonjë surprizë që ka lidhje me Britney-n? Ne dimë që deri më tani ajo ka mundur vetëm të realizojë një klip modest në Florida, por le të shpresojmë se do të ketë diçka më tepër!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here