Pak ditë pasi performoi me ftesë të Presidentës së Republikës së Kosovës, në Samitin Ndërkombëtar të Gruas, Linda Halimi është ftuar në një tjetër ngjarje të rëndësishme.

Sipas këngëtares, Ambasada e Austrisë e ka ftuar atë në ngjarjen “Dita e Austrisë”, ku Halimi do të performojë himnin kombëtar austriak, në mbrëmjen gala që do të organizohet nga kjo ambasadë.

“Jam shumë e lumtur që do të perfomojë në një ngjarje madhështore si “Dita e Austrisë”. Faleminderit Ambasadës austriake që më ka ftuar në një gala mbrëmje mahnitëse. Jam shumë e lumtur që do të performojë himnin kombëtar austriak. Dashuri për Austrinë”, ka shënuar këngëtarja në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

Këngëtarja që u kritikua pas publikimit të një videoklipi +18, në javët e fundit duket tu jetë rikthyer performancave klasike, për të cilat edhe është shquar në fillim të karrierës së saj muzikore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here