Lily Allen: “Nuk me vije keq që marrë drogë“Lily  është e njohur si këngëtarja që dy herë është zënë me drogë në klube nate.

Por, tani 24 vjeçaarja thotë se nuk i vije keq për mënyrën se si paraqitet në mbrëmje të ndryshme.

Lily Allen thotë se ajo nuk mendon se është përgjegjëse për imazhin negativ që ka krijuar tek shtypi përderisa thotë se ky cilësim i mediave është “i padrejtë”.

Këngëtarja e hitit “Not fair” i ka thënë reviztës GQ se “mendon që sjelljet e saj janë normale për moshën që ka”.

“E di shumë djem në grupe që shkojnë në ceremoni të ndryshme të çmimeve janë në gjendje të njëjtë sikurse unë, pra të droguar, por për ta nuk raportohet. Kjo tregon se jeni të padrejtë”.

Lily Allen po ashtu ka thënë se asaj nuk i vije keq që merr drogë.

“Mendoj se kjo nuk është e dëmshme përderisa nuk i lëndoni njerëz rreth jush dhe për këtë nuk duhet t’ju vije kaq. Kam marrë drogë. E konsideroj këtë gjë si argëtuese dhe vazhdoj ta konsideroj kështu”, ka shtuar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here