Hip hop ylli Lil Wayne edhe zyrtarisht mund të thotë se është më i mirë se sa legjenda e Rock n’Roll, Elvis Prisley. Mirë, vërtet ai mund ta bëjë këtë në një sens, apo tjetër.

Lil Wayne është artisti mashkull që më së shumti herë ka qenë në Billboard top listën Hot 100.

Ky titull është mbajtur nga Mbreti Elvis, por sipas databazës së re të Billboard, Lil Wayne ka 109 këngë kanë qenë pjesë e Billboard Hot 100, duke thyer rekordin e Elvis Prisleyt që kishte 108 këngë.

Më saktësisht, kënga e cila ia ka siguruar rekordin e ri Weezyt ishte kënga me The Game, e titulluar “Celebration”, ndërsa prezenca e tij në klip ishte e mjaftueshme sa për të llogaritur pjesëmarrjen tij në Billboard.

Në të njëjtën kohë me rekordin, Lil Wayne sot feston ditëlindjen e tij, me ç’rast ka hapur dhe një park ku fëmijët e Neë Orleans mund të luajnë falas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here