Lil Wayne është detyruar që ta anulojë turneun e tij të planifikuar në Britani pasi aplikimi i tij për vizë është refuzuar nga autoritetet britanike, njofton MTV News.

Lil Wayne kaloi pjesën më të madhe të vitit të kaluar prapa grilave, pasi ishte dënuar me tetë muaj burgim për shkak të posedimit të armëve pa leje.

Edhe pse reperi kishte konfirmuar turneun e tij britanik, në Irlandë, ai ishte pritur të paraqitej në disa prej festivaleve më të mëdha të vendit.

Sidoqoftë, autoritetet britanike kanë refuzuar aplikimin e tij për vizë, për shkak të dosjes kriminale të këngëtarit, në të cilën përfshihen edhe akuzat për përdorim të drogës në vitin 2007.

Përkundër këtij ndalimi për të shkuar në Britani, Lil Wayne është parë i qetë duke thënë: “Djersa ime ka shije tjetër. Djersa ime ka erën e marijuanës. Por, tani jam në një situatë, që nuk e di as vet se çfarë të bëj”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here