Reperja Vlora Islami – e njohur si Lil Vlora, ka paralajmëruar lansimin e një kënge të re së bashku me klip, të cilën e ka përgatitur së bashku me një reper amerikan.

Ajo ka zbuluar edhe detaje për adhuruesit e saj rreth këngës, megjithëse ende nuk është publikuar dhe klipi i saj është në montazh

“Klipi është i xhiruar në Kaliforni dhe një pjesë në Prishtinë. Kënga ‘My Money” është e punuar me Jboy G-Stars, anëtar i grupit të 50 Cent. Pra klipi është xhiruar dhe brenda këtyre 10 ditëve del kënga. Promovimin do ta ketë në televizionet MTV DHE VIVA të Gjermanisë , ka thënë Vlora për Express.

Ndërkaq për adhuruesit e saj shqiptarë, këngëtarja ka paralajmëruar se këngën do ta dalë diku kah mesi i janarit.

Vlora është bërë e njohur këto vitet e fundit me lirikat e saj dhe stilin rep, zhanër që tek ne dominohet kryesisht nga meshkujt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here