Reperja shqiptare, Lil Vlora, ka lansuar këngën e re me klip “Me Money” që vjen në bashkëpunim me reperin amerikan Jboi.

Lil Vlora, emri i vërtetë i të cilës është Vlora Islami, karakterizohet për stilin e saj të veçantë të këndimit, me të cilin ka krijuar fansa të shumtë anë e mbanë trojeve shqiptare, transmeton gazeta Shqip.

Dhe, së fundmi projekti të cilin ajo shpreson ta shohë edhe në MTV, “Me Money” e ka punuar me një reper amerikan, pjesa e të cilit është xhiruar në Los Angeles dhe ku më pas është bërë dhe montazha e klipit, të cilin mund ta shikoni më poshtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here