Like Crazy film me rrëfim dashurie dhe dokumentari për vetëvrasjet i titulluar “How to Die in Oregon”, kanë marrë çmimet kryesore në Festivalin e Filmit në Sundance, në ceremoninë që u mbajt të shtunën mbrëma.

Çmimi kryesor i jurisë për dramë amerikane që iu nda filmit me regji të Drake Doremus shtjellon rrëfimin e një çifti studentësh të cilët detyrohen të jetojnë ndaras në kohën kur vajzës i duhet të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa ka pranuar çmimin, regjisori i ri amerikan Doremus, ka falënderuar prindërit e tij që, siç ka thënë ai, kanë besuar në dashuri dhe i kanë mësuar atij se dashuria është e rëndësishme, që i kanë ndihmuar atij të realizojë këtë film.

Ky film flet për dashurinë dhe dashuria asnjëherë nuk vdes, por ju shoqëron deri në fund të jetës. Dashuria e parë nuk do t’ju braktisë asnjëherë nuk ju braktis. Mua nuk më ka braktisur dhe është sonte me mua këtu”, ka thënë 27-vjeçari Doremus. Filmi “Like Crazy” po ashtu u shpërblye me çmim special për aktoren Felicity Jones.

Dokumentari triumfues “How to die in Oregon” ka qenë njëri ndër filmat më të përfolur në këtë edicion të Sundances.
Çmimin e audiencës e ka marrë drama “Circumstance”, që rrëfen historinë e dy adoleshentëve iranianë që bien në dashuri por nuk e kanë të lejuar të bashkohen për shkak të ndikimit të kulturave.

Kasta e aktorëve ka dhënë gjithçka nga vetja për këtë film, sepse kemi besuar në rrëfimin dhe besojmë në të drejtat e njerëzve dhe në shprehjen artistike”, ka thënë regjisori i “Circumstance”, Maryam Kesahvarz, kur është ngjitur në skenë për të pranuar trofeun.Çmimi i audiencës për dokumentarin më të mirë i ka takuar “Buck”. Të tjerë të shpërblyer në Festivalin e Filmit të Sundances kanë qenë regjisori John Foy për dokumentarin “Resurrect dead: the mistery of Toynbee Tiles” dhe Sean Durkin për regjinë e dramës “Martha Marcy May Marlene”.
Edicioni i vitit 2011 i Festivalit të Filmit në Sundance, ka pasur konkurrencë të fortë, përderisa audienca dhe filmbërësit duket se janë pajtuar me vlerësime.

Këtë vit ajo që më ka impresionuar më shumë është ngritja e kualitetit”, ka thënë udhëheqësi i festivalit, Robert Redford për “Reuters”.

Ai ka shtuar se tre vjet më parë, synimi i organizatorëve ka qenë që të mbështesë zërat alternativë të kinematografisë dhe ka ndier se sivjet kjo strategji i është shpaguar.

Ndërkohë çmimi për dramën më të mirë të huaj i ka takuar bashkëprodhimit danez-norvegjez, “Happy, Happy”, përderisa çmimin  e jurisë për dokumentarin më të mirë të huaj e ka marrë filmi për luftën në Afganistan,  “Hell and Back Again”.

Komedia “Another Happy Day” ka marrë çmimin për skenarin më të mirë, që i takuar Sam Levinson.
Ndryshe, fituesit e vitit të kaluar të “Sundance Film Festival”, drama “Winter’s Bone” dhe dokumentari “Restrepo” janë të nominuar për “Oscar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here