Disa muaj pasi u nda nga i dashuri i saj i katër viteve të fundit, Lewis Hamilton, këngëtarja Nicole Scherzinger duket se ka nisur një marrëdhënie të re.

Këngëtarja 33-vjeçare u fotografua ditën e enjte në aeroportin e Los Anxhelosit përkrah një mashkulli misterioz, me të cilin u duk shumë e afërt ndërsa ecte në terminal.

I veshur në mënyrë sportive, personi i paidentifikuar u pa duke i hedhur krahun ish-lideres së grupit “Pussycat Dolls”, ndërsa të dy dukeshin të qeshur deri në mbërritjen në mjetin që i priste jashtë aeroportit.

Më parë është folur për një lidhje të Nicole me një prej antarët e jurisë së programit “X-Factor”, në të cilën vetë amerikania është antare, por zëra të tilla ishin përgënjeshtruar nga Scherzinger./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here