Raportohet se lidhja e Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton është në krizë, pas fotografive të publikuara të Nicole ku ajo shihej të jetë tepër e afërt me Chris Brown.

Këngëtarja, kohë më parë është parë në disa fotografi me Chris Brown, ku në njërën nga to, mendohej se edhe ishin duke u puthur, megjithëse ata kanë mohuar se ka diçka mes tyre dhe se janë shokë shumë të mirë.

Por burimet u kanë thënë magazinave se Nicole dhe Lewis janë duke zhvilluar bisedime të vazhdueshme dhe temë është edhe ndarja.

“Ndarja është një nga vendimet që mund të merret së shpejti. Ai është i inatosur për momentin. Kur i ka parë ato fotografi me Chris, ai nuk ishte edhe aq i lumtur”, kanë thënë burimet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here