Edhe pse ka shumë koleksione të çantave, modelja Liburneta Xhemajli, asnjëherë nuk harron që disa gjëra personale ti fut në çantë qoftë edhe nëse ato i ndërron çdo ditë.

Gjërat të cilat ndodhen në çantën e saj çdoherë janë portofoli, mini çanta e “make-up-it”, blloku me lapsin kimik, mbushësja e telefonit, parfumi i saj i preferuar “Armani Code”, kremi për duar, çelësi i shtëpisë, aparati digjital dhe çanta me syze të diellit.

Ajo mendon se disa gjëra janë të tepruara në çantën e saj, por ja që ajo ka nevojë për to.

“Jam shumë e dhënë pas çantave, por edhe pse i ndërroj thuajse në çdo ditë sa herë që dalë, asnjëherë nuk harroj t’i marrë me vete gjërat të cilat unë i konsideroj si personale. Do ta kisha cekur që asnjëherë çantën time nuk mund ta gjesh pa portofol, mendoj që kjo është më e rëndësishmja e më pas vijnë edhe gjësendet e tjera të cilat e mbushin çantën time”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Liburneta Xhemajli shpeshherë bartë me vete edhe literaturat që i ka në fakultet, andaj çanta e saj nganjëherë arrin një peshë të madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here