Ishte njëra prej vajzave të cilën ishim mësuar ta shohim vetëm nëpër sfilata mode.

Por, tani ka ndryshuar dhe nga modelimi ajo prezanton në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova.

Megjithatë, ajo thotë se modelimi dhe prezantimi nuk ndryshojnë shumë nga njëri-tjetr, ndërkaq për emision “Ora 7” thotë së është një kombinim i shijes me gazetarinë…

Rozë: Jemi mësuar t’ju shohim më shumë si modele. Si ju duket vetja si prezantuese?
Liberta:
Edhe modelja edhe prezantimi kanë të njëjtin funksion. Në të parën prezanton vizualisht trupin dhe një risi rrobash, kurse te prezantimi atë e bën me shprehje fjalësh dhe me mimikën e duhur për të qenë e afërt me shikuesin. Lëvizja të modelimi është lëvizje e të gjitha pikave të trupit, që e bën të suksesshëm një prezantim duke e përfshirë edhe veten aty.

Sa keni arritur të adaptoheni me emisionin e mëngjesit në Klan Kosova?
Liberta:
Emisioni i mëngjesit “Ora 7” është risi për të gjithë. Është një kombinim i shijes dhe gazetarisë. Besoj që kemi ofruar diçka ndryshe. Diçka që na largon nga përditshmëria banale dhe, edhe pse jetojmë në kushte të vështira të shijes, së paku në ekran mundohemi të krijojmë një iluzion dhe një pjesë të bukur për shikuesin. E vërteta e “Orës 7” jemi ne, kurse shija për Kosovën duhet të orientohet te ky program. Nëse flasim për shijen e të ardhmes, mendoj se e keni një model. “Ora 7”.

Kohëve të fundit keni qenë në Tajlandë. Si e përshkruani vizitën atje dhe a do shkoni përsëri?
Liberta:
Tajlanda është Frida. Qyteti dhe shteti janë njeriu. Arsyeja e shkuarjes sime atje është motra ime, pra Frida, që nuk është emër tajlandez, por është prej gjakut vajza e Besnikut dhe Liries, dy prindërve të mijë. Kjo është arsyeja e vërtetë e shkuarjes. Kulturën atje, që është krejt ndryshe nga Evropa, e shijova bashkë me motrën. Interesant, por jo për t’u çmendur. Ishte diçka ndryshe.

Ka shumë thashetheme për jetën tuaj private. Megjithatë, thuhet se jeni “single”. Sa e ka vështirë një mashkull të ta thyejë zemrën ?
Liberta:
Edhe kur deklarohem që jam vetëm, me thonë të kundërtën. Kurrë nuk me besojnë të vërtetën time. E besojnë atë që tjerët thonë. Prandaj çka do që them do jem e dyshimtë. Le të mendojnë për të vërtetën e tyre – të tjerët që flasin për mua. Jam shumë mirë në atë që bëj, kurse të tjerët lë të ndihen mirë në atë që thonë për mua. Unë jam OK më të dyja.

Thuhet se mashkulli shqiptar u frikësohet femrave të bukura. Çka mendoni ju, u frikësohet apo ajo?
Liberta
: Çdo mashkull i frikohet bukurisë. Sepse një diçka e bukur kurrë nuk i takon vetëm një njeriu. Mundet fizikisht, por jo edhe në jetën e përditshme. Frika nga shikimet, nga simpatitë që krijohen, nga dëshira që secili ta shijojë të bukurën, e bën pjesën time të jetës shumë të vështirë. Frika që një mashkull ka është mungesa e besimit që mund ta fitojë betejën, jo me tradhtinë e mundshme, por me mungesën e guximit që ka për të qenë afër së bukurës. Të gjithë dëshirojnë ta shijojnë, por asnjeri s’ka qejf ta ketë vetëm për vete. Është shije e hidhur kjo për të gjithë meshkujt në botë. Nuk është vetëm në Kosove. Duhet ta kuptojnë që shija dhe e bukura i takojnë të gjithëve, por pjesa fizike e saj i takon vetëm një njeriu. Kush e kupton këtë, nuk ka frikë.

Me çfarë risish do të paraqitet Liberta në Klan, përpos prezantimit të motit? Sigurisht që keni planet?
Liberta
: Klani funksionon mbi projekte. Kam një projekt në plan dhe me flenë edhe marketingu si ide. Tash kam filluar bashkë me Yllkën (Hamiti) të bëjmë strategjinë e marketingut për klanin. Emisioni i ardhshëm do të ketë lidhje me shijen time. Do e shohim së shpejti. Po na mungon vetëm një studio e bukur. Çfarë qyteti është Prishtina, nuk ka një studio normale për të bërë gjëra të bukura?!/express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here