liberta-hesht-p-euml-r-lidhjen-me-getin_hdModelja dhe prezantuesja, Liberta Spahiu, ka vazhduar heshtjen e saj rreth jetës së saj private.

Autorja dhe prezantuesja e emisionit Prive, ka vazhduar të jetë selektive në raportimet e emisionit të përjavshëm që transmetohet në Klan Kosova.

Është raportuar javën e kaluar se Liberta dhe Geti kanë filluar një lidhje dashurie, me vet reperin që ka refuzuar të komentojë rreth këtij lajmi.

Njëjtë ka vepruar edhe vet Liberta, e cila ka heshtur rreth jetës së saj private edhe në emisionin që ajo drejton, e që në masë të madhe mund të jetë e kuptueshme.

Një gjë dihet – diçka mes Getit dhe Libertës po ndodh, pasi ata janë parë edhe në shoqëri të njëri tjetrit në një prej restoranteve të kryeqytetit.

Të shohim nëse në emisionet e radhës Liberta do të lejojë edhe ndonjë raportim për jetën e saj private, ashtu sikurse që bën me pjesën tjetër të personaliteteve prominente shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here