Ndarja tepër e bujshme e Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus, ka shkaktuar emocione të shumta në të dyja anët dhe nuk besojmë se do të ketë ndonjeherë mundësi rikthimi.

Një javë pas ndarjes së tyre u publikuan shumë lajme mbi të dy duke e bërë situatën akoma e më të keqe.

Një burim shumë i afërt me aktorin e njohur tregon ekskuzivisht për “HollywoodLife” se ndarja midis çiftit pas 10 vitesh bashkë ishte tepër e rëndë për Liam-in. “Liam ende e do Miley-n, dhe kjo që ndodhi ka qenë jashtëmase e vështirë për të.

Ai e përjetoi shumë më keq se Miley.

Ajo nuk është më personi që ai dashuroi, dhe nuk mund të ndryshojë më, kështu që ai vendosi se marrëdhënia nuk mund të ecte para në këtë mënyrë.

Ai nuk ju beson syve me ato që sheh në internet çdo ditë. Nuk ekziston asnjë mundësi rikthimi”, tregon ai. Liam Hemsworth është larguar drej Australisë pranë familjes së tij që prej momentit që firmosi divorcin me këngëtaren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here