Stilisjta Hyjrie Stublla, e njohur si Lia Stublla, e cila është duke u përkujdesur për veshjen e këngëtares Dafina Zeqiri, në një intervistë të shkurtë për Telegrafi.com ka treguar që të punosh me Dafinën është shumë lehtë, pasi Daffy ia lehtëson punën shumë duke qenë se di çfarë dëshiron.

“Sa i përket Dafina Zeqirit, për mua nuk është aspak vështirë të punosh me të. Vetëm se e bën edhe më të lehtë punën, pasi që Dafina çdoherë e di çka dëshiron.

Ajo e beson punën time, më lë të lirë në kreativitet e mia, por ka raste kur edhe më ndihmon rreth realizimit të ndonjë veshjeje”, shprehet stilistja.

Lia nuk mendon që falë angazhimit të saj në stylingun e Dafinës, ajo ka fituar më shumë famë, por që ka ndikuar sikur te çdo artist tjetër. “Nuk mendoj që falë stilit tim, ajo ka bërë më shumë famë, por mendoj që ka ndikuar stili pak a shumë sikurse te çdo artist tjetër”, thotë ajo.

E pyetur se a është më lehtë të punosh me ndonjë person të thjeshtë apo me artistë, Lia ka pohuar se për të ka rëndësi që puna e saj të besohet.

“Detyra jonë është që të gjithë të ndahen të kënaqur me punën tonë. Nuk ka rëndësi a është artist apo person i thjesht, me rëndësi është që të besosh punën tonë, atëherë gjithçka është e lehtë”, ka shtuar stilistja.

Përveç stilimit të Dafina Zeqirit, Lia është e angazhuar edhe me artistë të tjerë dhe përkujdeset për veshjet e tyre. Së fundmi, videoklipi me ‘stylingun’ më të mirë në “Videofestin Muzikor” ka fituar Dafina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here