Lewis Hamilton, tani edhe reper Lewis Hamilton ka publikuar pjesëza nga albumi i tij për tifozët dhe hapet mbi faktin e të qenit ‘vetvetja’ brenda studios muzikore.

Anglezi është kampioni i Formula 1 për të dytin vit radhazi i shoqëruar dhe me një sezon dominues të ekipit të tij Mercedes.

Duke folur për emisionin ‘60-Minutes Overtime’ në CBS, Hamilton zbuloi që muzika është bërë pjesë e rëndësishme e jetës së tij tashmë dhe jo thjesht një hobi.

“Muzika ka qenë një pasion i madh imi që në fëmijëri, fillova të luaja në kitarë kur isha 13 vjeç. Këtu, mund të jem vetvetja. Mund të jem i ashpër. Mund t tregoj një anë timen që njerëzit nuk kanë mundësi të shohin. Filloi si hobi por tani ka shkuar në një pikë ku shpenzojmë shumë kohë në studio. Nëse nuk po stërvitem apo duke u bërë gati për garën, jam këtu”, tha britaniku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here