Lewis Hamilton flet per lidhjen e tij me Rihanna-n“Ne jemi vetëm shokë”, ka thënë vozitësi i Formula 1, Lewis Hamilton, i cili përfundimisht i është përgjigjur thashethemeve rreth tij dhe Rihanna-s .

Ata kanë qenë të lidhur për disa muaj, por Hamilton më në fund ka vendosur ti jap fund heshtjes duke shuar thashethemet për lidhjen e tij me Rihanna-n, shkruan Daily Mail,transmeton Indeksonline.

Në një intervistë për E!, 30-vjeçari i Formula 1 ka mohuar lidhjen e tij me këngëtaren nga Barbadosi megjithëse ishin parë duke filtruar me njëri tjetrin në muajin e kaluar në vendlindjen e këngëtares.

“Siç e dini, unë e njoh Rihanna-n për një kohë të gjatë”, ka thënë Lewis. Ne jemi miq për një kohë të gjatë. Shpesh herë ne kemi dalë së bashku… por, ne jemi vetëm miq”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here