Rihanna ndodhet në Australi në një turne muzikore, por më shumë se zëri i saj, australianët duhet të kenë mbetur të befasuar nga “cilësi” të tjera të saj.

Gjatë koncertit të dhënë në Melburn, të hënën në darkë, Rihanna u bë protagoniste e shumë lëvizjeve provokuese, ndërsa këndonte këngët e saj të fundit dhe një koleksion të këngëve më të famshme.

23-vjeçarja me origjinë nga Barbadosi tregoi linja të mrekullueshme, të cilat janë pasojë e një diete dhe regjimi të veçantë që ajo deklaroi se ishte duke ndërmarrë tash disa javë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here