Vokalisti i njohur i bendit “Maroon 5”, Adam Levine, është ndarë nga e dashura e tij, modelja Anne Vyalitsyna.

Pop ylli filloi të takohej me bukuroshen ruse në vitin 2010, pasi u takuan në një ‘party’ të organizuar nga Sports Illustrated, ndërsa tani si duket ata kanë vendosur të shikojnë secili rrugën e vet.

“Adam Levine dhe unë kemi vendosur që të ndahemi dhe ky është vendim i mirë, i respektueshëm nga të dyja palët. Ne ende duam dhe respektojmë njëri-tjetrin si miq. Unë i dëshiroj atij çdo të mirë”, ka theksuar Levine.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here