Frontmeni i grupit “Maroon 5”, Adam Levine, mori rolin e parë të tij filmik dhe bëhet fjalë për komedinë romantike “Can A Song Save Your Life”, regjinë e të cilit do ta bëjnë Judd Apatow dhe John Carney.

Edhe pse aktualisht është i zënë me punën e gjyqtarit në shown muzikor “The Voice”, Levine ka rënë dakord që të luajë në film, ku do të paraqitet edhe Keira Knightley.

Filmi ndjek çiftin romantik, i cili shpërngulet në New York për të nisur një karrierë muzikore. Karakteri i Levine ndërpret lidhjen për të filluar karrierën solo, ku më pas karakteri i Keiras fillon të këndojë në një bar për të fituar ca para.

“Është e vërtetë. Unë nuk e di se sa mund të zbulojë, por do të jetë argëtuese. Vetëm do të paraqitem në sheshin e xhirimit dhe do të përpiqem të aktroj. Në një farë mënyre, unë luaj vetveten, kështu që mendoj se kjo nuk do të jetë e vështirë,” tha aktori për “E! Online”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here