Letra e Lorit për Vjollca Hoxhën: Ke kaluar shumë… por ty nuk të duhet një burrëNë një ditë të shënuar si kjo e 8 marsit, nuk mund të mungonte mesazhi i Lori Hoxhës, për nënën e saj.

Nëpërmjet një letre të publikuar në revistën “Who”, Lori ka falënderuar Vjollca Hoxhën, duke i shprehur vlerësimin që ka për figurën e saj si nënë, si grua dhe si zonjë.

Lori quan atë të fortë, thotë se ka kaluar shumë dhe prapë nuk është mposhtur. Thotë se Vjollca ka rrëzuar stereotipin e gruas në Shqipëri, duke ia dalë vetë, edhe pa një mashkull.Vajza e madhe e familjes Hoxha thotë se në të ardhmen do të bëhet si nëna e saj, çdo ditë të jetës së saj. Por nuk lë pa shprehur edhe gjithë admirimin për “dy femrat e tjera të jetës së saj”: Sara dhe Redia.

Vjollca

23 ditë më parë Në shtratin e Lori Hoxhës, dy persona të pa ftuar(Foto) “Të bukurës, mamasë sime!Faleminderit që je gruaja që dëshiroj të bëhem çdo ditë të jetës sime. Faleminderit që më mësove çdo gjë di në jetë, e më shumë se aq. Faleminderit që më tregove si të dua pa kushte, pa pritur asgjë mbrapsht. Jeta s’ka qenë e lehtë për ty, e di mirë, ndaj Faleminderit që s’e le të të rrëmbejë buzëqeshjen tënde.

Faleminderit që e deshe aq shumë tim atë, duke na ndihmuar të ishim të forta edhe pa të. Faleminderit që më mësove se jeta nuk është ngaherë e drejtë, por unë duhet të jem!Mbi të gjitha faleminderit që mposhte stereotipin e gruas në Shqipëri. Nuk duhet të jesh burrë që t’ia dalësh. Nuk të duhet një burrë në krah për të qenë e suksesshme, për të rritur familjen! Nuk të duhet një burrë për të udhëhequr.

Faleminderit që do veten çdo ditë, duke më mësuar se familja është e shenjtë.Dhe për dy femrat e tjera të jetës sime, nuk mund të falenderoj mamin, pa ju falenderuar juve. Është bekimi më i madh t’ju kem juve në jetën time.Sara, Faleminderit që më mban me këmbë në tokë, që më tregon ç’do të thotë të jesh e fortë dhe të kesh besim në vete. Je njësoj mama e mirë dhe e bukur sa mami jonë.Faleminderit që je shoqja ime më e mirë çdo ditë që kalon. Redia Faleminderit që je krahu im i djathtë, e di që më do po aq sa unë ty! Lidhja jonë nuk mund të ç’bëhet, e di që do të jemi gjithëherë të pandashme.Jam kjo që jam prej jush, të trejave ju!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here