Leonora Jakupi shpesh nëpër intervista ka treguar dashurinë që ndjen për gjyshërit e saj që jetojnë në Skenderaj.

Gjyshërit e Leonorës deri më tani kanë jetuar në një shtëpi private, por këngëtarja ka vendosur që pleqërinë t’ua bëj më të lehtë duke u blerë një banesë të re.

Shtëpia ku deri tash kanë jetuar gjyshërit, do të shërbejë për Leonorën si mundësi që ajo aty të ndërtojë një vilë. Këngëtarja, gjithmonë ka folur me admirim për vendin e saj të lindjes, kështu që investimi në Skenderaj duket më se i arsyeshëm. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet këngëtarja për Telegrafin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here