Gjatë emisionit të natës “Good evening” në “Top Kosova Radio”, këngëtarja Leonora Jakupi, duke u veshur nën petkun e Beyouce ka thënë se do t’i thoshte kryeministrit të Kosovës që të mos dëgjonte Shakirën, por atë.

Ndërsa nëse vërtet do të ishte Beyounce do t’i thoshte princit të kaltër të Leonora Jakupit “Lum ti”.

Në rrëfimin e saj jo të zakontë për herë të parë lë të kuptohet që është e dashuruar, madje nuk e mohon e as e pohon, por thotë se do të vijë momenti kur do të dalë në publik me fakte konkrete, ndërsa ajo meqë e kishte veshur njëherë fustanin e nusërisë si aktore, thotë se herën tjetër do ta veshë atë vetëm kur në ditën e dasmës së saj.

Për duetet e përfolura në media me këngëtarët Ramadan Krasniqin dhe Ermal Fejzullahun ajo ka sqaruar të vërtetën duke thënë se me Danin kanë pasur të njëjtin mendim, kështu edhe me Ermalin, por s’ka asgjë konkrete, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ndodhin këto duete. M. Gjokaj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here