Gjatë javës së shkuar, deklaratat e Adelina Ismailit ishin në kopertinën e çdo gazete të fundjavës.

Mes fjalive të shumta të nxjerra nga goja e Adelinës, nuk u la pa u përmendur edhe çështja e Leonora Jakupit, sherri me të cilën vite më parë shkaktoi shumë zhurmë në media.

“Ka qenë rrahje, jam shpallur e pafajshme. S’ka qenë ndonjë tragjedi ndërkombëtare”,- tha Adelina një javë më parë. Pyetjes së gazetarit, se cila prej të dyjave e nisi sherrin, ajo i është përgjigjur: “Tani Leonora nuk është aq mistike sa ka qenë. Ka ndodhur shumë thjesht, vajza ka qenë e shoqëruar me katër truproja.

Unë kam qenë duke u zhveshur në dhomën e zhveshjes, ku meshkujt nuk u lejonin dhe nëna ime i ka tërhequr vërejtjen atyre meshkujve mistikë, që nuk dihet as sot se kush janë, ndërkohë që një moment ajo ka sulmuar mamin tim. Unë kam hyrë për t’i ndarë, por ajo ka filluar duke më sulmuar edhe mua, pastaj unë jam vetëmbrojtur nga ai shpërthim dhe kemi përfunduar në polici.

Në gjyq jam shpallur e pafajshme në çdo pikë dhe kemi qenë veç unë e ajo”. “Jeni pajtuar tani?”, – e pyet gazetari, ndërkohë që bukuroshja Ismaili i është përgjigjur: “Nuk e shoh të arsyeshme. Jo pas asaj që më ka bërë pas rrahjes.

Aq bukur e ka shfrytëzuar për karrierën e vet dhe për krijimin e lidhjeve me mediume të ndryshme. Për mua ka qenë ndryshe, se unë jam rugoviste, jam ende”.

E sigurisht, që pas kësaj deklarate të fuqishme nga ana e Ismailit nuk do të mungojë sot në faqet e “Bluetooth” prononcimi i këngëtares Jakupi. “Asgjë nga ato që ka thënë nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalë në një studio ashtu kot dhe të thotë gjëra të paqena.

Pse doli të flasë për këtë çështje pas 10 vitesh?! E ftoj në një debat publik, sepse në ndryshim nga ajo, unë i kam gjërat e faktuara”,- ka thënë Leonora Jakupi për faqet e “Bluetooth”. Se si do t’i shkojë filli kësaj historie të rikthyer sërish në vëmendje të mediave, mbetet për t’u parë në javët e ardhshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here