Leonora Jakupi, sapo është kthyer nga Mavrova (Maqedoni), në të cilin vend ka kryer pushimet dimërore, bashkërisht me familjen e saj.

Pas lansimit të videoklipit dhe këngës më të re, të titulluar “Puthja jote”, si dhe pas shumë angazhimeve që kishte këngëtarja Leonora Jakupi për festat e fundvitit, ajo shkon për pushime në Mavrovë të Maqedonisë.

Bashkërisht me familjen e saj, Jakupi në këtë vend kaloi pushimet dimërore, për një javë të plotë, e cila në Prishtinë kthehet e relaksuar.

Madje, këtë e konfirmon për Ekonomisti edhe vet këngëtarja, duke sqaruar njëkohësisht se pushimet për të këto ditë kanë qenë më se të nevojshme, pas shumë angazhimeve të fundvitit që kishte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here