Ka kaluar vetëm pak kohë nga publikimi i këngës më të fundit tëLeonora Poloskas në bashkëpunim me MC Kresha, dhe siç duket një këngë e re është gati për t’u publikuar shumë shpejt.
Sa i përket jetës sentimentale, Leonora aktualisht është duke shijuar statusin e saj prej beqareje… “Nuk jam e dashuruar për momentin”, ndërsa nuk fsheh se në lidhje do të preferonte tipin e mashkullit, ideal.
Vera është një stinë e ngarkuar me koncerte dhe veç kësaj është stina në të cilën shpallet hapur “lufta” mes këngëtarëve, por për Nora Poloskën, konkurrenca në art nuk duhet të ekzistojë.
Lidhur me rivalet e saj në muzikë, ajo plot humor përgjigjet për Bluetooth se muzika nuk është një ring boksi dhe si pasojë për të rivaliteti mes kolegëve nuk ekziston. E pyetur nëse i pëlqen Leonorës që meshkujt ta marrin për një femër të forte, këngëtarja pohon.
Unë jam një femër e fortë në shumë drejtime në jetë, mendoj se mundem të përballoj shumë dhe nuk frikësohem… Sa i përket asaj se a ju pëlqej meshkujve duhet t’i pyesni ata”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here