Leonora Poloska: Në fillim e pata vështirë të ambientohem në PrishtinëKëngëtarja Leonora Poloska dhe i fejuari i saj, kompozitori i njohur Andin Randrobrava kanë qenë së fundmi të ftuar në një intervistë të dy së bashku për “Radio Dukagjini”.

Ata tash e një kohë po bashkjetojnë në Prishtinë, dhe gjatë bisedës kanë rrëfyer për lidhjen e tyre dhe mënyrën se si janë njohur.

Në një nga pyetjet që gazetari ia adresoi Leonorës, ishte edhe se sa e pati ajo të vështirë që të ambientohet me jetesën në Prishtinë pasi ka lënë shtëpinë e prindërve në Maqedoni, dhe përgjigjja e Leonorës si gjithmonë e sinqertë ishte: “Në fakt po, të them të drejtën në fillim shumë vështirë për tu ambientuar, por më pas ia dola”, u shpreh ajo.

“Prishtina më pëlqen shumë, por si kryeqytet është më i mbyllur se Shkupi. Atje kam shtëpi ndërsa këtu jetoj në banesë, domosdoshmërish që do të ishte pak më e vështirë, por kur pranë kam Andin, unë ndihem rehat kudo që të jem”.

Këngëtarja gjithashtu ka treguar edhe për karrierën muzikore si dhe projektet e reja, të cilat pritet të publikohet gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here