Leonora PoloskaLeonora Poloska dhe Andin Randobrava janë emra të njohur, artist të kultivuar me vite.

Që të dy prezantojnë shumë art, vlerë… Andin Randobrava është kompozitor e këngëtar, posedues hitesh dhe një person me një natyrë ndryshe.

Leonora Poloska për kohë të tëra është cilësuar zëri më i mirë shqiptar, një këngëtare që vlen të dëgjohet gjithmonë.

Ata janë partner në muzikë e në jetë, shkruan “Kosovarja”. Në një intervistë të përbashkët dhënë revistës sonë, Leonora i’a ka bërë një pyetje të veçantë të fejuarit.

Ajo e pyet Andinin se çfarë gjinie do të donte të ishte fëmija i tyre i parë. E, përgjigjja e Andinit është: “Mbi të gjitha, qenie e dritës, qenie njerëzore e shëndoshë si molla. Gjinia s’ka rëndësi”, transmeton “Kosovarja”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here