Konkurenca e madhe në botën muzikore ka bërë që këngëtaret e sotme të mos kursëjnë asgjë vetëm e vetëm për ta fituar vëmendjen mediale, e me këtë rast edhe të publikut të tyre.

Të pakta janë ato që i kanë rezistuar ndërhyrjeve kirurgjikale për të rritur gjoksin, fryrë buzët, rregulluar hundën e të tjera. Por në këtë listë nuk kemi pas mundësi asnjëherë të fusim kënhëtaren Leonora Jakupi.

Duke ndryshuar rrënjësisht stilin e saj të të kënduarit dhe të veshurit, Leonora nuk e ka ndryshuar imazhin e krijuar ndër vite prej një vajze të bukur nutyrale. Edhe e veshur në uniformën e UÇK-së e edhe sot me fustane të shtrenjtë e shik, Leonora vazhdon të jetë po e njejta.

Me të drejtë ajo disa herë ka fituar titullin e më të bukurës në estradën kosovare duke lënë pas vetës emra të tjerë që kanë edhe një dekadë më pak vjet se ajo. Nëse flasim për bukurinë natyrore, Leonora është padyshim shembulli më i mirë për tu marrë./Indeksonline/

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here