Leonora një këngë pa komercializëm”Ky nuk është fundi”, me të drejtë e ka titulluar këngën se vërtetë këtu nuk përfundojne kariera e Leonora Jakupit, e as e ndonjë shkëputje e shkurtër, meqë ajo ka përfunduar edhe një këngë tjetër të re.Këtë rradhë Lenora, ka realizuar një këngë për guston e saj, një këngë pa komercializëm, siç thot ajo.

Këngëtarja Leonora Jakupi, tregon se nga jeta e saj private akoma nuk ka asgjë te re, vetëm se ka ndryshuar look-un e saj.Ka prerë flokët, ka mbyllur ngjyrën…

Kënga e fundit e saj “Ky nuk është fundi”, akoma është një hit nëpër televizonet tona dhe duke prirë nëpër top lista,Nora nuk deshiron të ndalet së realizuari këngë të reja, të cilat po bëhen hite.

Ajo, çdo ditë e më shumë po befason publikun shqiptar, duke sjellur klipe, këngë dhe dukje çdo herë e më të freskët dhe më përfekte.

Kënga së cilës akoma nuk ka vendosur si ta titullojë është me tekst të Arsim Bunjakut, ndërsa me muzikë të Darko Dimitrov. Nora, thekson se kjo këngë është këngë ritimike, që i takon zhanrit pop. Mirëpo, e veçantë mbetet fakti që këtë këngë Nora nuk e ka realiziuar për komercializëm. “S’ka të bëjë fare me komercializëm”, thekson ajo duke shtuar se kjo këngë ka të bëjë vëtëm me shijen e saj. Poashtu, klipi, patjetër se do t’i realizohet kësaj kënge.

Ndryshe, Nora, sapo është kthyer sërish nga pushimi, pushim të cilin për dy javë ditë e ka bërë në Shqipëri, pikërisht në villën e saj në Durrës. Në fillim të verës ajo , kishte kaluar një muaj në këtë vend, ndërsa një pushim tjetër e ka bërë në Turqi, e para tri ditëve sërish ishte në Shqipëri.

Sidoqoftë, ajo bëri tri pushime të mira, për pak relaks, në mënyrë që këto ditë t’i përkushtohet angazhimeve të mëdha rreth muzikës. Prandaj, me tu kthyer ajo punoi këngën e re, ndërsa këtë vit sigurisht se pritet ta përfundojë me shumë surpiriza të tjera. Përveq tjerash, meshkujt sigurisht se do të ndjehen të lumtur meqë Nora akoma është beqare dhe nga jeta e saj private akoma nuk ka asgjë të re. “Jo, nuk jam e dashuruar, akoma nuk ka ndonjë gjë të re”, sqaron Nora.

1 Koment

  1. Leonora jakup,i nje emer i madh sidomos per mua une te pelqej aq shume saqe smund askush ta paramendoj me te vertet ti meriton te kesh pseudonimin MBRETERESH sepse je si nje e tille je e vecant nuk je si tjerat kengetare por krejtsisht ndryshe nuk kopjon kjo me pelqen tek ti prandaj une vetem te uroj nje te ardhme sa me te mire dhe nje fejes ose martes sa me shpejt hahah shaka tung.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here