“2010-ta ishte vit i mbarë, në planin profesional ndihem e realizuar, kisha këngë të reja, klipe, çmime festivalesh, e shumë koncerte dhe turne anekend ku ka shqiptarë…

Familja ime është mirë, kjo është më e rëndësishmja për mua, e ndërsa mbesa ime Morea, ka sjellë shumë gëzim dhe hare në familjen tonë vitin që lamë pas.

Ajo filloi hapat e pare të ecjes dhe po ashtu shqiptimin e fjalëve të para…”, shprehet e gëzuar bukuroshja Leonorë. “Në aspektin personal asnjë të re”, vijon ajo duke nënkuptuar se ende nuk ka hyrë asnjë mashkull në jetën e saj.

Ndërsa sa i përket 2011, këngëtarja e suksesshme Jakupi shprehet: “Këtë fillim vit të 2011-s po pergatitem për realizimin e klipit të ri të këngës që sapo kam përfunduar. Do të jetë një baladë e bukur dhe shpresoj t’i kënaq shijet e adhuruesve të këngës sime.

Pastaj shpresoj për albumin e kështu me radhë… Jeta ka befasitë e veta, më mirë që gjërat të vijnë pa planifikime të tepruara… Kam shumë dëshira për këtë vit, pres befasi të mira…” Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here