Leonora me një befasiLeonora Jakupi ka kohë që ka nisur përgatitjet e saj për projektet e reja. Ajo na bën të ditur se me këto projekte do të prezantohet gjatë këtij sezoni, duke mos dashur të komentojë më shumë për publikun, ngase çdo gjë preferon ta ketë surprizë për adhuruesit e saj.

“Jam në përgatitje për disa këngë të reja, por nuk kisha dashur të flas më shumë, ngase dëshiroj të mbetet befasi. Dua t’u sjell surpriza adhuruesve të mi.

Padyshim se këtë sezon do të publikoj projektet e reja, të cilat besoj se do të pëlqehen në publik”, shprehet ajo. Përveç këngëve të reja, Leonora për adhuruesit e saj do të sjellë edhe një videoklip të ri, por deri në lansim çdo gjë mbetet sekret.

Leonora shpreson që projektet e saj të mirëpriten në publik dhe të tregojnë suksese të vazhdueshme, ashtu sikurse projektet paraprake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here