Ka vite në skenë por nuk i do festivalet, paçka se ka një zë shumë të mirë.

Por krahas këngëve të bukura që sjell dhe që shijohen prej të gjithëve, fansat e Leonora Poloskës kanë gjithnjë një dilemë: pse nuk martohet. Ja çfarë na tregon këngëtarja.

U bë kohë që nuk ju kemi parë me një hit të ri. Cilat janë disa nga arsyet e kësaj pauze?

Ndonjëherë largohem nga vetja për të rigjetur veten.

Me çfarë po merreni momentalisht nga ana profesionale?

Në fund të muajit qershor do të dalë klipi të cilin e kam punuar në Prishtinë, në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Enetrmedia.

A ka harxhime nga ana financiare krijimi i një albumi muzikor dhe nëse po, a mund të na thoni deri në sa shkon shifra e shpenzimit?

Albumet muzikore ka kohë që nuk i praktikoj, për arsye se më shumë jam e fokusuar në realizim të një kënge.

Çka të pëlqen dhe çka jo në këtë profesion?

E dua muzikën prandaj merrem me të, po të mos më pëlqente do hiqja dorë moti. Të gjitha më pëlqejnë!

Duke harxhuar një shumë kaq të madhe parash, çfarë e justifikon gjithë këtë sakrificë harxhimesh sipas jush?

Çdo sakrificë e ka çmimin e vet, e nuk do të thotë që e pres të njëjtën si feedback.

Po nëpër festivale nuk jeni aspak aktive, pse kjo “dorëheqje”?

Nuk jam edhe shumë fanse e garave, edhe pse nuk dihet.

Si thua, pagesa e çmimeve ka bërë të largohesh nga festivalet apo..?

(Qesh) Jo, thjesht nuk kam qenë shumë e frymëzuar në atë periudhë kohore, kur ka qëlluar ndonjë festival..

A është e dashuruar momentalisht Leonora, nëse po, dëshironi të na tregoni për lexuesin shqiptar cilat janë arsyet që ju pengojnë të mbani fshehur?

Sipas pyetjes së parashtruar, si u’a mer mendja a jam e dashuruar?

Duke ju parë gjithmonë me ndryshime në look, a shpenzon shumë për veshjet?

Jo, nuk shpenzoj edhe shumë, më tepër shpenzoj për të udhëtuar, ajo më kënaq absolutisht më tepër sesa një copë veshje.

A i merr parasysh thashethemet që shkruhen për ty?

Nuk jam indiferente, por si zakonisht mendimet e njerëzve çdoherë mbeten çështje e hapur.

Kur jeni ndjerë e dashuruar marrëzisht dhe nëse dëshironi mund të na e thoni emrin e tij?

Sikur të isha marrëzisht e dashuruar, sot me siguri do isha e martuar, (qesh)

Cilat janë tiparet e një mashkulli që e tërheqin Leonorën më shumë fizikisht?

Nuk është pamja fizike ajo që më tërheq mua, më tërheq ajo që nuk shihet: kimia, matematika, formulat që duhet dekoduar, (qesh).

Do doja të mbetesha e re

Pasi zgjoheni në mëngjes, fjala e parë që thoni?
Kafe

Cila është brenga juaj e përditshme?
Mundohem të jem indiferente ndaj brengave.

Një dëshirë e jotja, qoftë edhe joreale që do të doje shumë ta realizoje, përpara se të iknin vitet?
Të mbetem e re, kjo që jam.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here