Është shquar gjithmonë për fustanet e gjata deri në fund të këmbëve, të cilat mbeten të preferuarat e saj, ama dekoltetë kanë qenë përherë të hapura. Por këtë herë duket se e ka tepruar Leonora Jakupi.

Në një prej evenimenteve të saj më të fundit, këngëtarja kosovare ka mbajtur veshur një fustan bojëqielli dhe me miqtë e saj ka realizuar një foto.

Shumë shumë pak e ndan vajzën simpatike nga dhënia e një shfaqeje të vërtetë për paparacin, pasi dekolteja për pak sa nuk i ka zbuluar gjoksin, i cili në fund të fundit ta jep tërësisjht idenë nisur nga kjo foto.

Gjithsesi Leonora duket se nuk e ka shumë problem këtë gjë, ndaj dhe në mbrëmje dukej shumë elegante dhe lozonjare në të njëjtën kohë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here