Leonora Jakupi vjen me këngë patriotikeKëngëtarja Leonora Jakupi së shpejti do të vijë me projektet e saj të reja.Pas një kohe të gjatë këngëtarja ka vendosur të rikthehet me një këngë patriotike, të cilën pritet ta publikoj me 28 nëntor, transmeton Telegrafi.

Në një intervistë për Magazina.al artistja ka thënë se ka kohë që i ka humbur ndjesia për këngët patriotike duke treguar edhe arsyet.

“Kohën e fundit ka pas më shumë këngë patriotike, jashtëzakonsiht shumë dhe mua më ka humb ndjesia për këngën patrotike sepse kam përshtypjen se e kanë bërë për qëllime komerciale, dhe në fakt e kanë bërë.

Njerëz që s`kanë ndjenja patriotike po mundohen që përmes këtyre këngëve të kenë përfitime materiale

. Unë kam dëshirë që me 28 nëntor për ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit, Ditën e Flamurit dhe daljen e UCK së në skenë, ta prezantojë një këngë”, ka thënë Leonora.

Këngëtarja ka paralajmëruar se kjo këngë revulociaonare sipas saj, e punuar nga Don Arbas dhe Fatmir Muja do të vijë e realizuar edhe me një videoklip të thjeshtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here