Leonora Jakupi vesh xhamadanin e Sofrës PejaneNjëra prej mbretëreshave të këngës dhe estradës tonë, Leonora Jakupi, ka shkrepur fotografi me petkun tradicional të SHKA ‘Sofra Pejane’.Këngëtarja me prejardhje nga Drenica ka shfaqur respektin dhe nostalgjinë e saj për traditën dhe të lashtën që edhe Peja e kultivon.

Fotografia është realizuar sonte (e diel) në një nga momentet e xhirimeve festive te Klan Kosova, ndërsa këngëtarja këtu shihet me mikun e saj familjar, që vjen nga mediat e që është pjesë e SHKA ‘Sofra Pejane’, Fitim Behlulin.

Ndryshe, Leonora dallohet në karrierë për rëndësinë që i kushton tradicionales.Telegrafi merr vesh se në programin festiv të Klan Kosovës, Leonora është prezantuar me zhanër popullor të muzikës dhe në disa duete me Danin.

Për fustanin e saj është kujdesur si zakonisht Valdrin Sahiti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here