Këngëtarja Leonora Jakupi në intervistën e saj të fundit ka folur për fëmijërinë, karrierën muzikore e shumë gjëra të tjera.
N’Kosovë, ajo tregon se dikur jetën dhe shkollimin nuk e ka pasur edhe aq të lehtë pasi babai i doli nga puna e i punonte vetëm nëna, gjë që bënte që këngëtarja të mos ju kërkonte shumë para dhe shkonte në shkollë me vetëm 2 dinar, shkruan lajmi.
Ajo ka treguar se i pëlqejnë shumë ushqimet tradicionale, edhe brumërat fatkeqësisht, thotë këngëtarja.
Leonora gjithashtu ka treguar se është shumë e zonja në punët e shtëpisë dhe pak femrave ua jep dorën, ndërsa në gatim thotë se nuk është edhe aq e mirë edhe pse di të gatuajë.