Leonora Jakupi publikon këngën e re ‘Pa asnjë dyshim’ Alfred Sula e ka bërë muzikën e kësaj kënge të prodhuar nga AS Recording Studio, ndërsa tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi.

Ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar baladë, Leonora e ka treguar tematikën që shtjellon kënga e saj e re.

“‘Pa asnjë dyshim’ është një baladë dashurie, e cila trajton temën e dashurisë, të rilindjes, ku mbase çdo femër mund ta gjejë ndoshta veten nga ndonjë përjetim personal”, është shprehur ajo.

Këngëtarja ka treguar se videoklipi është xhiruar në Firence të Italisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here