Leonora Jakupi projekt me Mirush KabashinKëngëtarja Leonora Jakupi së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri.Kënga e re e këngëtares do të jetë me motive patriotike dhe do të vijë e realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.

“Unë kam dëshirë që me 28 nëntor për ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, Ditën e Flamurit dhe daljen e UÇK-së në skenë, ta prezantojë një këngë”, ka thënë ditë më parë Leonora.

Xhirimet e videoklipit tashmë kanë filluar dhe sipas një fotografie të publikuar pjesë e këtij projekti do të jetë edhe aktori Mirush Kabashi.
Ndryshe Leonora Jakupi është duke punuar edhe rreth albumit të saj më të ri, i cili do të publikohet së shpejti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here