Këngëtarja e njohur kosovare Leonora Jakupi mohon të ketë vjedhur këngën e saj të fundit me të cilën po konkuron në festivalin “Kënga Magjike” në Shqipëri.

E pranishme në emisionin televiziv “Opinion” në Tv Klan, Jakupi tha se kishte qëndruar tre netë pa gjumë nga lajmi i publikuar në media dhe akuzat për vjedhje të këngës me titull “Këngë e pa kënduar”.

Jakupi akuzohej se kishte vjedhur melodinë e këngës nga këngëtarja serbe Jelena Tomasevic. Jelena Tomasevic me këngën “Oro” kishte konkurruar në Eurovizion në vitin 2008. Jakupi tha se edhe nëse do të kishte patur diçka të tillë ajo nuk do të ishte vjedhje e Leonora Jakupit por e kompozitorit. Këngëtarja tha se nuk mund të quhet vjedhje ngjashmëria e konstatuar mes dy këngëve dhe se gjithçka e kishte lënduar pasi media e kishte trajtuar në sens negativ se si ajo kishte kopjuar nga serbët.

Leonora tha se nuk e dëgjonte muzikën serbe dhe se nuk mund ta bënte kurrë që të kopjonte nga serbët edhe nga vet historia e familjes së saj dhe ajo çka i kishte ndodhur babait në kohën e luftës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here