Plasimet në rrjetin social Facebook nga njerëz të ndryshëm për martesën e këngëtares Leonora Jakupi nuk kanë të ndalur. Ajo tani po ndjehet mjaftë e irrituar me këta njerëz të cilët plasojnë spekulime nëpër faqet e internetit, duke montuar foto me djem të cilët nuk janë të njohur për Leonorën. “Sinqerisht po ndjehem shumë e mllefosur për shpifje të shumta që po bëjnë tani së fundi nëpër rrjetin social Facebook duke shfaqur foton time me njerëz të panjohur. Në fakt këtë po e bëjnë njerëz të pandërgjegjshëm të cilët po mundohen që nëpërmjet këtyre klikimeve të përfitojnë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Ka pasur raste ku në këto foto Leonora është shfaqur me familjarë, dhe është plasuar kinse është martuar me ta. Ky fakt po e trondit mjaftë shumë, dhe në realitet nuk ka se si ta parandaloj. “Sikur të mundja ta parandaloja kishte qenë shumë mirë, mirëpo këtu shfaqen njerëz me adresa të rrejshme dhe nuk di se si të veproj me ta. Por sido qoftë kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre, sepse mua personalisht nuk mund të më dëmtojnë në asnjë mënyrë”, shton ajo.

Leonora nuk është e dhënë pas internetit dhe në fakt ajo nuk ka asnjë adresë në Facebook apo në Twitter, kështu që edhe pse në emër të saj mund të gjesh shumë adresa në Facebook asnjëra nuk është e vërtetë. “Nuk kam asnjë adresë qoftë në Facebook apo në Twitter, dhe me adresa të shumta në emër timin në Facebook po bëhen shumë manipulime.

Kam dëgjuar që njerëz të shumtë flasin në emër timin dhe në fakt unë nuk jam ajo”, thekson Leonora. Ajo aktualisht është duke punuar në disa projekte të reja muzikore për të cilat do të flas më vonë. E rëndësishme për të tani për tani është karriera, ndërkaq sa i përket jetës private vazhdon të jetë beqare.

Kastriote Bajrami

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here